TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidatja e PS për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastilriu, rrëfen në podcastin “Flasim” fëmijërinë, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj. Manastilriu tregoi se ka lindur dhe është rritur në një familje tiranase, ndërsa ndalet edhe tek dy prindërit e saj, e ëma asokohe valltare e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa babai ushtarak. Manastilriu rrëfen për fëmijërinë mes korridoreve të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?
Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.
Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë, nga ana tjetër.
Politika
Deputetja e PS, Ogerta Manastirliu tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë do të ishte pjesë e politikës. Ndërsa studimet i ka mbaruar në fushën e Kimisë, ishte telefonata e një shoqes së saj që e ftoi të bëhej pjesë e grupit të PS gjatë fushatës lokale për Tiranës, kur Edi Rama ishte kandidat.
Ndërkohë sot, Ogerta është kandidate për Bashkinë e Tiranës, dhe Rama e Partia Socialiste janë në mbështetje të saj.
“Drejtësia ime ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita të fitoj degën por gjyshja ime që ka pasur një rol të rëndësishëm tek unë, më thoshte ‘mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’. Shekncat e natyrës më kanë tërhequr gjith monë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimi i dy elementëve, llogjikës dhe imagjiantës. Më pas e arrita ta përkthej si një metaforë për jetën që sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet për kimi më kanë dhënë shumë në raprot me aftësitë analitike por dhe për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Shumë e rëndëshishme të dish të vendosësh balancat e duhura. Ka qenë një degë apo një përgatitje për një profesion të mesëm. Nuk e kisha menduar që do të punoja në këtë fushë mendoja që do e shihja veten në laborator shkencor duke punuar pë cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume apo për barna.
Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetsor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat.
Pranova. Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës.
Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi ti vinte ngjyra”, tha Ogerta Manastirliu.