AKTUALITET, 4 Tetor 2025, 20:05

Gjendet i lënduar në rrethana misterioze në mes të rrugës një 30-vjeçar, i riu thotë se…

Gjendet i lënduar në rrethana misterioze në mes të

Një i ri rreth 30 vjeç me iniciale J.S është gjetur nga familjarët i dëmtuar në rrugë në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që e kanë çuar në spital.

Burime për News24 bëjnë me dije se i riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi thotë se nuk mban mend asgjë.

Nuk dihen ende rrethanat nëse është rrëzuar në rrugë apo është dhunuar.

Burime nga spitali njoftojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton lidhur me rrethanat për të zbuluar çfarë ka ndodhur me të riun.