AKTUALITET, 4 Tetor 2025, 21:08

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e quajtur Shën Andreas rreth orës 19:00 të ditës së sotme, në afërsi të Gjirit të Gramës, zonë që lidhet me Palasën.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.

Dy mjete zjarrfikëse nga Himara dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën.

Sipas burimeve nga zjarrfikësja, shpresohet që brenda orëve të natës zjarri të vihet nën kontroll.