TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në stadiumin legjendar “Santiago Bernabeu”, ku është pritur nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar mikpritjen si një privilegj dhe ka zbuluar se në qendër të takimit ishin projektet e Fondacionit të klubit madrilen në Shqipëri.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama.
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të fuqizuar bashkëpunimin në fushën e sportit dhe edukimit sportiv mes Shqipërisë dhe një prej klubeve më të njohura në botë.
Fondacioni i Real Madridit është i angazhuar prej vitesh në projekte sociale dhe arsimore në shumë vende, dhe tashmë pritet që të shtrihet më konkretisht edhe në Shqipëri përmes shkollave sportive dhe mbështetjes akademike në fushën e sporteve.