AKTUALITET, 14 Tetor 2025, 19:37

Zbulohet letra e Kushtetueses për Kuvendin: Çështjen do ta shqyrtojmë pa praninë e palëve

Zbulohet letra e Kushtetueses për Kuvendin: Çështjen do ta

Seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese do të mbahet më 16 tetor. Opozita disa ditë më parë i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit që në këtë seancë të ketë edhe një përfaqësues.

Në lidhje me këtë Gjykata Kushtetuese vendosi që seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese, do të shqyrtohet pa praninë fizike të palëve.

Kjo çështje do të shqyrtohet në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet vetëm mbi bazë dokumentesh, pa praninë fizike të palëve. Kjo procedurë është e parashikuar në nenin 33 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese. Ajo përdoret për raste kur nuk ka nevojë për prova shtesë apo debat, por mjafton dokumentacioni i depozituar.