AKTUALITET, 14 Tetor 2025, 15:01

“Na duhet një ‘Diellë’”- Seanca për “Sterilizimin”, ish-ministri Ilir Beqaj ironi në sallë: CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, i bie të blesh akuzën!

“Na duhet një ‘Diellë’”- Seanca për

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për Sterilizimin është zhvilluar me debate mes palëve.

Përplasjet vazhdojnë pas ndryshimit të akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”.

Ilir Beqaj: Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim.

Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykata sepse e ka ndarë çështjen time. Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës.

Avokati i Beqajt theksoi se klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar.

Ilir Beqaj: Po na duhet një “Diellë” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni Drejtorinë e Burgjeve që të ma lejojë.

Seanca është shtyrë sërish për t’i dhënë kohë avokatëve të Ilir Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtën e tij.

Gjykata vendosi ta shtyjë seancën për në datën 30 tetor ora 12:00.