TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024.
Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ka pasur tendencë në rritje. Dumani shtoi se bashkëpunimi me ndërkombëtarët, ka rezultuar efektiv.
“Referuar të dhënave, një numër i konsiderueshëm personash janë hetuar pas masë sigurimi. Krimi i organizuar ka marrë trajtim më të ashpër. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale të formës së prerë. 162 persona janë dënuar me burgim, 10 persona me orë punë me komunitet dhe 3 pafajësi. 34% e personave të hetuar janë dërguar për gjykim.
Krimi i organizuar, pastrimi i parave mbetet në niveleve të larta. Trafiku i narkotikëve luan një nivel të lartë rreziku. Mashtrimi kompjuterik është në rritje. Korrupsioni, tregon një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Veprat e korrupsionit, pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, paraqet ulje relative por mbetet rrezik i lartë”-u shpreh Dumani.