AKTUALITET, 14 Tetor 2025, 18:35

Me dy identitete dhe me precedentë penalë, 41-vjeçari nga Tirana kapet duke trafikuar 4 klandestinë nga Greqia për në vendet e BE-së

Me dy identitete dhe me precedentë penalë, 41-vjeçari nga

Policia Kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, për t’i futur në brendësi të tokës shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në aksin Xarrë-Çukë, ku është ndaluar mjeti tip “KIA” me targa AB207VA, brenda të cili u gjetën 4 emigrantë të huaj të paligjshëm.

Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, Ali Peposhi alias Ali Osmanaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë. 4 shtetasit e huaj kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale përmes kufirit të gjelbër.

Ali Peposhi rezulton i arrestuar për të njëjtën vepër penale në 2020 në Tiranë dhe në 2023 në Korçë.