TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e shqiptarit një ditë më parë në Selanik. Mësohet se trafiku i drogës ka qenë shkaku për vrasjen e 51-vjeçarit Shpëtim Bajrami.
Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari nga Elbasani, udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Madje vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi pas një udhëtimi në vendlindje.
Ai përdorte itinerarin Shkup – Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse për të policia shqiptare ka informacion për përfshirje në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.
Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, rezulton i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, ndërkohë që rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të zënkës së viktimës me autorin në një bar të zonës para vrasjes, janë shprehur se dialogu mes tyre ka qenë i tillë:
Viktima: E kam bërë punën, më jep lekët.
Autori: Unë t’i kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.
Autori qëlloi Bajramin nga një “Peugeot” e zezë e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, 48 vjeçe nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Kurtin, ka qenë më 29 qershor nga Kapshtica.
Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.