AKTUALITET, 14 Korrik 2023, 12:42

5 vjet punë për diplomën/ Studentët te ‘Shëndetësia’: Po na shkelen të drejtat! Elita janë mjekët e specializuar jashtë vendit

5 vjet punë për diplomën/ Studentët te

Studentët e Mjekësisë ishin sot të pranishëm në Komisionin e Shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me vendimin e qeverisë për të kushtëzuar diplomimin e tyre me 5 vite punë në Shqipëri.

Njëri prej tyre renditi disa nga vështirësitë me të cilat do të përballen bluzat e bardha, veçanërisht ato në rrethe ku mungon infrastruktura e duhur për mjekimin dhe diagnostifikimin e pacientëve. Ai shtoi se kjo i privon mjekët edhe nga dy punësimi në spitale private apo firma farmaceutike.

“Duke i detyruar mjekët e sapo diplomuar të punojnë në zona të Shqipërisë mund të ndikojnë në formimin e tyre të mëtejshëm. Ka mungesë të theksuar të mediakmente dhe metodave të diagnostifikimit në rrethe të ndryshme në Shqipëri.

Duke mos pasur kushtet e duhura për të zhvilluar diagnostifikimin ashtu si duhet edhe zhvillimi profesional i mjekëve do të jetë i cenuar. Mjekët që do të punojnë në këtë spitale nuk do të kenë mundësinë e dy punësimit. Duke i çuar në qytete të largëta ata privohen nga mundësia të punojnë paralelisht edhe në një spital privat dhe në një firmë farmaceutike.

Im atë është mjek, nga një projektligj i tillë u detyrua që të punonte larg. Shteti i dhuroi një stetoskop, sot neve as stetoskopi nuk na ofrohet. 

Shërbimi mjekësor është dëmtuar rëndë. Nuk besoj se nuk ka prej jush që të ketë shkuar në spital e të ketë kryer një ndërhyrje. Shumica janë mjekë të specializuar ndaj vendit. Elita janë mjekët e specializuar jashtë vendit,"-tha studenti.