TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do i drejtohen shqiptarëve që të ngrihen në protesta për të kërkuar largimin e qeverisë.
Ai u shpreh gjatë konferencës me gazetarët se në rast se qeveria qëndron pushtet pas zbulimit të aferës së inceneratorëve do të jetë dobësi e opozitës.
“Ne e kemi trajtuar këtë tema me seriozitetin më të madh, Është e domosdoshme që t’i drejtohemi shqiptarëve, Në asnjë vend të botës një qeveri që ka kryer këtë nuk qëndron.
Nëse qëndron, qëndron për dobësinë e opozitës. Do i drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Nuk ka popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të ketë negociata me forca të tjerë opozitare, por kjo nuk mund të tolerohet”, deklaroi Berisha.
Berisha foli edhe për mesazhin e avokatit të Arben Ahmetajt për kokën e mbretit.
“Koka e mbretit iku aty. Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Ishte Edi Rama. Merrni dhe shikoni fytyrat. Nuk kishte pamje të papara ndonjëherë. Do të studiohet edhe face reading, do të dalin aty të gjithë ata që janë të implikuar. Me firma, me dhurata, janë me dhjetëra”, thotë Berisha.