TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në aksin Borsh-Sarandë. Policia bën me dije se një 50-vjeçari, i cili po kthehej nga puna, ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Gazmend Caushaj nga Saranda, cili po kthehet nga puna, ka thyer dy këmbët dhe pas mjekimit në spitalin e Sarandës, është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi G. C., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.