TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar mbështetje maksimale për SPAK pas miratimit në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Tabaku u shpreh pas përfundimit të seancës, se e ka lexuar të gjithë dosjen e prokurorisë dhe mund të thotë me siguri se nuk ka asnjë emër nga opozita brenda saj.
“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.
Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.