AKTUALITET, 14 Korrik 2023, 14:17

Paralajmërimi i studentëve të Mjekësisë: Çështjen do e ndjekim në Gjykatën Kushtetuese, Vokshi: Turp për çdo deputet që do e votojë

Paralajmërimi i studentëve të Mjekësisë:

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar se çështjen e tyre do e ndjekin dhe do e çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Teksa kanë kundërshtuar pr/ligjin, ata thonë se është turp dhe ulje e madhe e mjekësisë shqiptare.

“Çështja do të ndiqet në Gjykatën Kushtetuese. Është turp dhe një ulje e madhe e intelektualitetit të mjekësisë shqiptare”, tha një nga studentet e pranishme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Albana Vokshi: Çdo deputet që do e votojë, të mbajë turpin më vete.