TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sasi e madhe valute është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë të premte.
Bëhet fjalë për qindra mijëra euro të gjetura në një autobus, të fshehura në tavan, në impiantin e kondicionerit, raporton News24.
Kontrollet në port u bënë në autobusin që vinte me traget nga Bari i Italisë.
Mësohet se paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri gjatë kontrollit, teksa operacioni është në vijim dhe po ashtu edhe numërimi i sasisë së valutës.
Deri më tani dyshohet për një sasi rreth 500 mijë euro, por nuk dihet ende shuma e saktë.
Ndërkohë që bëhet me dije se është ndaluar shoferi i autobusit. Operacioni është kryer nga Policia dhe Dogana e Durrësit.