AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 22:06

Vdekja e Lear Kurtit/ Shkullaku: Opozita ose shoqëria civile të marrë avokat të huaj, të shkojnë deri në Straburg!

Vdekja e Lear Kurtit/ Shkullaku: Opozita ose shoqëria civile të

Armand Shkullaku ka hedhur idenë që opozita ose shoqëria civile, të pajtojnë një avokat të huaj për t'u marrë me rastin e vdekjes së Lear Kurtit dhe për ta çuar deri në Strasburg.  

"Në rastin e Klodian Rashës pati revolte. Edhe në rastin konkret ka revoltë. Me aq sa kam biseduar, janë të bindur që Kurti është viktimë e dhunës policore.

A mund të shihet mundësia që opozita, shoqëria civile, të marrin një avokat të huaj, me mbështetje të plotë financare dhe publike, ti hyjë kësaj çështje nga fillimi deri në fund.

Shkon edhe në Strasburg çështja. Mjafton të kemi akses në dokumentat që po na mbahen të fshehura deri tani.