AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 22:22

Dash Sula lodhet shumë në kafe, largohet nga emisioni 5 minuta para nisjes! Ylli Rakipi e merr live në telefon

Dash Sula lodhet shumë në kafe, largohet nga emisioni 5 minuta para

Deputeti i grupit Basha-Alibeaj, Dashnor Sula, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, por ka vendosur të largohet 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë të emisionit, pasi është lodhur, duke pritur në kafe, mbarimin e pjesës së parë të emisionit për vdekjen e Lear Kurtit. 

"Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë", i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi. 

Ky është personazhi i dytë në historinë e emisionit, që largohet nga studio, pas Pëllumb Pilincit. 

Kujtojmë se Dash Sula është njëri nga deputetët e PD-së, që i shërbeu pushtetit, duke bashkuar votën me Edi Ramën, për amendimin e ligjit të dosjeve, i cili synon goditjen e Ilir Metës. 

Sula do të fliste për këtë çështje, por me sa duket ndryshoi mendim. 

Dash Sula lodhet shumë në kafe, largohet nga emisioni 5 minuta para