TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka njoftuar përmes një postimi në facebook gjyqin që pritet të mbahet ditën e nesërme ndaj tij dhe disa prej protestuesve të Unazës së Re.
Balliu thekson në njoftimin e tij se presionet politike nuk e shqetësojnë aspak. Ai shton se e sheh si nder nëse thirret në gjyqe politike për të mbrojtur interesin qytetar.
“Lali inceneratori nuk e ndal dot me gjyqe politike ndryshimin.
Nesër unë dhe disa qytetarë të Tiranës kemi gjyqin e radhës në orën 12:30.
Presionet politike nuk më shqetësojnë.
Nëse do më duhet të shkoj në qindra gjyqe politike për të mbrojtur interesin qytetar, e shoh si nder dhe privilegj.
Në një gjyq ku unë jam në krahun e qytetarëve dhe Veliaj krah Salillarëve s’më shqetëson aspak.
Në fakt edhe këto procese Enveriste ndaj qytetarëve vërtetojnë atë çka kemi denoncuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Rama është kryetar i një regjimi të hajdutërisë fondamentaliste të ideologjise së korrupsionit dhe mafies me kostume politike.
Shihemi nesër për të 100 herë nga shkallët e drejtësisë së pavarur të inceneratorëve”, shkruan Balliu.