AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 13:49

Aksioni i policisë, sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlongë në Ksamil

Aksioni i policisë, sekuestrohen dhjetëra çadra e

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në zonat bregdetare të Sarandës.

Si rezultat i fazës së tretë të këtij operacioni, në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil, janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.