TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hetimet për rritjen e çmimit të karburanteve në vend kanë nisur.
Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ditën e sotme në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Biba tha se rritja mund të jetë ndikuar nga tregjet e jashtme ndaj ka nisur hetimi i cili sipas tij do të mbyllet shumë shpejt.
“Çmimet janë të rëndësishme.
Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indieciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona“, tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.