TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ligjvënësit shqiptarë do të duhet të vendosin në seancën plenare të së enjtes për ndryshimin kushtetutes, që mundëson zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut të gjykatësve dhe prokurorëve.
Nisma për këtë ndryshim kushtetutes që u mor nga mazhoranca socialiste, iu nënshtrua më herët diskutimeve në mhbledhjet e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit parlamentar të Ligjeve.
Për të pasur një gjykim të saktë e të paanshëm mbi këtë vendimmarrje, përveç opinioneve të ekspertëve kushtetutes vendas, Kuvendi kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili konsiderohet si arbitër mbi palët. “Venecia” e gjeti në përputhje me standardet ndërkombëtare ndryshimin kushtetutes të propozuar.
Kushtetua e miratuar në unanimitet, me 140 vota deputetëve në korrikun e vitin 2016 sanksionon se mandati i organeve të Vetting-ut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, përfundon në qershor të vitit 2022.
Sipas ligjit themeltar të shtetit, pas përfundimit të mandatit të këyre organeve, procesin e vetting-ut duhet ta kryejnë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.
Aktualisht kanë mbetur një numër i madh magjistratësh të cilët nuk kanë kaluar në filtrin e vetting-ut.
Për të pasur një gjykim me të njëjtin standard dhe për të mënjanuar ndonjë konflikt interesi të mundshëm, u propozua shtyrja deri më 31 Dhjetor 2024 i mandatit të organeve të vetting-ut.
Propozimi është mbështetur hapur dhe vazhdimisht nga Ambasada amerikane, Delegacioni i BE-së dhe përfaqësive të rëndësishme diplomatike në Tiranë, të cilët edhe ditët e fundit u kanë bërë thirrje deputetëve të votojnë zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut.
Për ndryshimin kushtetutes nevojiten të paktën 94 vota deputetësh, të cilat mazhoranca socialiste nuk i ka.
Kësisoj, për ta miratuar atë bëhen të nevojshme edhe votat e opozitës. Deri më tani PD nuk ka shprehur një vendim zyrtar nëse do ta votojë ose jo ndryshimin kushtetues. Megjithatë në të kaluarën PD ka treguar se respekton apelet e partnerve të rëndësishëm ndërkombëtarë.