AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 16:08

“Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 6 marsit

“Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët e
Foto ilustrim: Koalicioni "Shtëpia e Lirisë", Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar emrat e kandidatëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në gjashtë bashkitë e vendit.

Pjesë e koalicionit janë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane të cilat do të garojnë me kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.

“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë).

“Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët e

“Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët e