TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ambasadoren e BE, Christiane Hohmann.
Përmes një statusi në Twitter, Kim shkruan se “mezi presim që të punojmë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjkjet e qytetarëve shqiptarë dhe qeverisë”.
“E lumtur për të takuar ambasadoren Christiane Hohmann. SHBA është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e shqiptarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja e SHBA Yuri Kim.