AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 18:47

Turqit të fyer pas incidentit me flamurin: S'e prisnim, jemi vëllezër

Turqit të fyer pas incidentit me flamurin: S'e prisnim, jemi

Sezayir Arslan, sipërmarrës turk, tha në një intervistë për Euronews Albania tha se ai dhe turqit e tjerë ndihen të fyer nga veprimi i 48-vjeçarit në plazhin e Gjirit të Lalëzit, i cili hoqi me forcë dhe hodhi në det flamurin turk.

Arslan tha se, nuk dëshironte kurrsesi të përgjithësonte të gjithë shqiptarët me veprimin e një njeriu, sipas tij jo normal.

“U mërzita jashtë mase shumë, sepse të gjithë janë besnik të flamurit të vet, ne nuk e lëmë në tokë që ta hedhim në det. 

Po për një idiot, që nuk është normal në trutë s’mund të bëjmë faj shtetin apo gjithë shqiptarët. Ai kush e di çfarë ka kaluar që e ka bëtë atë veprim. 

Nëse një turk do të ishte në atë plazh dhe do e shihet, s’do ta linim ta arrestonte policia. Mund të prisja për grekët, italianët, por jo për turqit. 

S’ka arsye pse para 500 vjetësh na kanë pushtuar, tani jemi vëllezër, investojmë shumë. I them bravo shtetit që e ka arrestuar, që ta dijë vendin e vet”, tha sipërmarrësi turk.

Një ditë më parë policia arrestoi një 48-vjeçar në Gjirin e Lalëzit, pasi hoqi me forcë nga një kull vrojtimi e më pas hodhi në det një flamur turk.

Sipas policisë, ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.