AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 21:41

“Balla trembet nga Berisha në Parlament”/ Boçi: Bijtë e etërve duan revansh…

“Balla trembet nga Berisha në Parlament”/ Boçi:

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi Parlametit të merrte masa për kryetarin e PD-së Sali Berisha. 

'Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.', shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve.

Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit!

Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!
#Shqipërianërrezik