AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 21:10

Aksident në Tiranë, makina përfundon në trotuar. Plagosen tre kalimtarë

Aksident në Tiranë, makina përfundon në trotuar. Plagosen

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit. Bëhet me dije se tre kalimtarë janë goditur teksa lëviznin në trotuar nga një automjet që ka humbur kontrollin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.