AKTUALITET, 12 Mars 2023, 15:42

"Alda Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë"/ Pastruesja dëshmon sërish për 500 mijë eurot pa pronar: Më premtoi edhe tharëse rrobash

"Alda Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur
Fotomontazh: Alda Klosi dhe Rozeta Dobi

Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga ish-zyrtarja Alda Klosi me qëllim që të fshihte në banesën e saj shumat e mëdha të parave. Dobi ka treguar se Klosi dispononte diosda pasuri, ndërsa për vjedhjen e parave kërkonte të fajësonte ish-bashkëshortin.

Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga Alda Klosi me qëllim që të ruante në banesën e saj shumat prej më shumë se 500 mijë euro që i mori në banesën e ish-zyrtares. Referuar dosjes hetimore, ajo ka deklaruar se përveç parave, Klosi i ka premtuar edhe një tharrëse rrobash që do ia blinte sapo të këthehej nga Amerika. Rozeta Dobi që aktualisht po mbahet e arrestuar me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, ka treguar për hetuesit se Klosi e paguante 20 euro në ditë për të pastruar banesat, ndërsa vjedhjen e parave në apartamentin që ndodhet në rruëgn e kosovarëve  dhjetorin e kaluar e kanë inskenuar.

“Pasi mora paratë, kam vajtur në banesën e Aldës. Kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej”-raporton ABC News.

Dobi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë  dhe të tregojë me detaje për shumat e mëdha të parave që ajo pretendon se nuk i vodhi, por ia dha vetë Klosi pas konflikteve që ajo kishte me ish-bashkëshortin. Dobi u ndje e tradhëtuar nga ish-zyrtarja dhe për këtë ndryshoi dëshminë e saj.

“Deklarimet që unë kam dhënë në momentet e para të pyetjes si deklarues dhe person nën hetim, nuk janë të vërteta. Ato i kam dhënë në atë formë pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkëshortin, pasi ajo e donte patjetër në burg”.

Dobi ka treguar edhe për disa pasuri të paluajtshme që Klosi dispononte, përfshi një apartament dhe në garazh në Tiranë, një Vilë te "Kodra e Diellit" si dhe një shtëpi private në bregdetin e Vunoit.  Alda Klosi u arrestua një muaj më parë pas dëshmisë së Dobit për akuzat e pastrimt të parave, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.