AKTUALITET, 2 Shtator 2023, 14:54

Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, ironizon Lefter Gështenja: Të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo që s’mund të jetë...  

Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, ironizon Lefter Gështenja:

Deputeti Lefter Gështenja ka ironizuar mbledhjen e Kuvendit  Kombëtar të PD.

Ai shprehet se të bësh luftë kundër “kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike”. Sipas tij është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!

Reagimi i plotë: Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike.

Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!