TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

20-vjeçari Klejdi Lila u mor peng për disa orë në Tiranë, por fatmirësisht gjithçka u mbyll pa pasoja, ndërsa dy autorët e pengmarrjes janë arrestuar.
Sipas policisë janë Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryeqytet. Gjithçka ka nisur nga marrja me qira e një makine që dy të arrestuarit Mehmeti dhe Dervishi jepnin makina me qira.
I riu Lila kishte marrë një makinë, por në momentin që e riktheu nisi debati. Pronarët pretendonin se e kishte gërvishtur.
Si fillim i morën 500 Euro shtesë dhe më pas i kërkuan edhe 2500 të tjera. E lanë për t’u takuar dhe sqaruar në një lokal. Lila nuk pranoi duke mohuar që të kishte gërvishtur makinën, por pronarët e morën peng.
Djali njoftoi familjen për situatën, e cila sinjalizoi policinë që liroi 20-vjeçarin dhe arrestoi dy pengmarrësit.