TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur në një konferencë për media për grupin e organizuar terrorist që ka vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe që ka plagosur dy të tjerë.
Kreu i shtetit serb, teksa ka folur për terroristët e vrarë, ka thënë se sipas informacioneve që ka “janë vrarë tre serbë nga Kosova”.
Sipas tij, dy prej tyre janë vrarë me snajper “ kur s’ishte e nevojshme që të likuidoheshin”, shkruan Novra.rs, transmeton Express.
Ai ka thënë se janë plagosur edhe dy të tjerë nga grupi terrorist, derisa ka shprehur “frikën” se edhe një i katërt mund të ketë mbetur i vrarë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve, pas dënimit që at ai bënë vrasjes së efektivit të Policisë së Kosovës nga kriminelët serbë.
Sipas mediave serbe, Vuçiç i ka cilësuar ata njerëz me dy fytyra dhe thotë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999.
“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”- tha Vuçiç
Ai gjithashtu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është organzatori kryesor i kaosit në Kosovë.
“Është e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhej askujt, më së paku popullit serb, në momentin kur të gjithë e kuptuan se Kurti ishte organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Dhe nuk ka rrugëdalje”, shtoi më tej Vuçiç.