TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten.
Mësohet se bëhet fjalë për blloqet e banimi 11 janari dhe 11.2 hektarë në lagjen Besëlidhja, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm.
Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin e shpejtë të ujërave.
Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.