AKTUALITET, 15 Tetor 2025, 15:33

Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti dënohet me burgim të përjetshëm! Do të qëndrojë në burg të sigurisë së lartë

Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti dënohet me burgim

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan e Nora Muskurti, pas konflikteve mes tyre.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:

Gjykata e Tiranës vendosi që arma me të cilin kreu vrasjen Arsen Muskurti, t’i kalojë shtetit.

Ndërsa dy celularët e vikimave do t’u kthehen familjarëve të tyre.

“Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre”, thuhet në vendim.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit A. M., ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në referim të neneve 379 e vijues të K.Pr.Penale, 79/c, 278/1, 55 të K.Penal, në emër të Republikës,

U shpall në Tiranë sot më 15.10.2025

Krimi i rëndë në familje tronditi kryeqytetin mesditën e 30 gushtit të vitit 2022, kur Arsen Muskurti hyri brenda agjencisë turistike “Nour Tours” dhe qëlloi për vdekje me armë të vëllanë dhe kunatën e tij.

Sipas Prokurorisë, i pyetur për ngjarjen, Arsen Muskurti është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, deklaroi Arsen Muskurti.

Ai deklaroi se ditën e ngjarjes së rëndë i kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata, pasi i vëllai Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje prej tij. Autori i dyshuar pretendon se me të vëllanë ishte në proces gjyqësor për një shumë të konsiderueshme parash, ku kishte kërkuar ekspertim të firmës, me pretendimin se ia kishin falsifikuar.

“Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “dua me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, tha ai.

Vrau vëllain dhe kunatën pas konflikteve të përsëritura Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në përfundim të hetimeve, kërkon dënimin me burgim të përjetshëm, të shtetasit A.M. për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal për vrasjen e vëllait të tij shtetasit D.M. dhe kunatës N.M.

Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dore një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat.

I pyetur për ngjarjen, shtetasi A.M. u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.

Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë.