AKTUALITET, 15 Tetor 2025, 15:12

Ngiste makinën pa patentë dhe në gjendje të dehur, policia arreston 30-vjeçarin

Ngiste makinën pa patentë dhe në gjendje të dehur, policia

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ngiste makinën pa leje drejtimi.

Sipas burimeve, shoferi me iniciale G.K ishte dhe në gjendje të dehur.

Ndaj 30-vjeçari rëndojnë dy akuza sipas Kodit Rrugor, si ajo e drejtimit të automjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Autoritetet po mbledhin më shumë të dhëna deri në vendimin për një masë dënimi ndaj të arrestuarit.