TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli sot për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Taulant Balla tha se PS propozoi që pjesëmarrja e anëtarëve në Komisionin për Reformën Zgjedhore të jetë i barabartë dhe të përfaqësohen të gjitha partitë, edhe të voglat që nuk kanë një grup parlamentar.
“Propozimi ynë ka qenë i njëjtë, të jemi të barabartë edhe në numër edhe në të drejtën e vetos dhe që është garancia më e madhe që dy partitë e mëdha kanë. PS vazhdon të insistojë prandaj e kemi lënë pezull vetëm këtë pikë të vendimit në mënyrë që ta miratojmë të gjithë së bashku edhe partitë e tjera parlamentare“, u shpreh Balla.
Gjatë fjalës së tij Balla akuzoi PD-në se nuk po punon për përfshirjen e partive të vogla në Reformën Zgjedhore. Ai tha se kur PD ka nevojë këto parti i duhen.
“Kur ne shohim që PD-së këto parti të vogla i duhen, madje u merr borxh edhe kandidatin për kryetar bashkie se vetë nuk kanë përse duhet ti përjashtojmë ne këto parti të vogla nga reforma zgjedhore?”, tha Balla.
Taulant Balla: Kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore, është e domosdoshme edhe për partitë e vogla parlamentarë që nuk e kanë një grup parlamentar ose më mirë akoma partitë që nuk e kanë dashamirësinë e një grupi parlamentar të madh që të heqin deputetë nga vetja dhe ti japi mundësinë atyre të formojnë një grup parlamentar të jenë të përfaqësuar në grupin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Propozimi ynë ka qenë i njëjtë, të jemi të barabartë edhe në numër edhe në të drejtën e vetos dhe që është garancia më e madhe që dy partitë e mëdha kanë. PS vazhdon të insistojë prandaj e kemi lënë pezull vetëm këtë pikë të vendimit në mënyrë që ta miratojmë të gjithë së bashku edhe partitë e tjera parlamentare.
Kur ne shohim që PD-së këto parti të vogla I duhen, madje u merr borxh edhe kandidatin për kryetar bashkie se vetë nuk kanë përse duhet ti përjashtojmë ne këto parti të vogla nga reforma zgjedhore?