TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtunën mbrëma, 11 tetor, një familje shqiptare është sulmuar nga një grup tifozësh serbë në Zyrih të Zvicrës.
Ngjarja e rëndë, ndodhi menjëherë pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku “kuqezinjtë” arritën fitore historike në Leskovav me rezultat 0-1 me golin e Rey Manajt.
Familja në fjalë kishte dalë për të festuar fitoren e kombëtares, dhe po udhëtonin me makinëne tyre, ku valëvisnin flamurin shqiptar, raporton Klan Kosova.
Këtë rast e ka raportuar edhe gazeta e njohur Blick, ku thotë se një i ri shkatërroi xhamin e përparmë të makinës me një mjet të fortë.
“Copat e xhamit fluturuan në pjesën mbrapa, ku ishte vajza jonë 10-vjeçare”, ka rrëfyer shqiptarja e cila ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe të bijën.
Me lot në sy, ajo ka rrëfyer se nuk e kishte imagjinuar kurrë se një gjë e tillë do të ndodhte në Zvicër.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Zyrih-ut, megjithëse nuk ishte i vetmi incident gjatë asaj mbrëmjeje.
Edhe në Luzerne, pas ndeshjes u raportuan për përleshje dhe provokime mes tifozëve të Serbisë dhe Shqipërisë.