TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar se do të rrëzojë kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Për gazetarët, Balla tha se Presidenti Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet.
Balla tha se shkeljen e Kushtetutës e vërteton vetëm Gjykata Kushtetuese.
“Presidenti i Republikës, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do shkarkohet, madje nuk do ngrihet…në vlerësimin tim presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Më thanë që kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci”, tha Balla.
Me heret, Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Bagaj nuk mund të jetë më Kreu i Shtetit shqiptar, pasi ka kryer 7 shkelje të rënda. Një nga shkeljet më të rëndë sipas tij është dekreti antikushtetues i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.
Bardhi: Kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është argumentuar në një material voluminoz ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit, të cilat i çmojmë se kanë cënuar rendin kushtetues.
Jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të jetë më de juro kryetar i shtetit. Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda.