AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 09:33

Vrau të atin, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit: Babi m’u turr, s'më linte të qetë të haja bukë. Nuk e di si ndodhi, por mora thikën dhe e qëllova

Vrau të atin, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit: Babi m’u

Është zbardhur dëshmia e djalit 25-vjeçar që vrau të atin me thikë në Durrës. Sipas të riut, ai ishte duke ngrënë bukë, por pretendon se babai nuk po e linte rehat.

“Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk me linte te haja buke i qete. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme qe kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.

Kam jetuar ne France jam me pasaporte franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe me pas kam shkuar ne Greqi kam punuar 6 muaj.

Nga Greqia kam ardhur ne shtëpi dhe isha i papune. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim dreke. Nuk e di si ndodhi mora thiken e qëllova”.