AKTUALITET, 28 Tetor 2025, 19:34

Vrasja në lokal në Komunën e Parisit, picieri i nguli thikën kolegut për... një tas me proshutë

Vrasja në lokal në Komunën e Parisit, picieri i nguli thikën

Një sherr për arsye pune përfundoi tragjikisht në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 41-vjeçari Filip Shehu goditi me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, gjatë një konflikti në kuzhinë. Viktima humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes.

Pas një debati për punën, 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, të dy picierë në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të kësaj të marte, në ambientet e lokalit ku punonin të dy. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre nisi për një tas me proshutë dhe degjeneroi shpejt në përleshje fizike. Në kulmin e debatit, Shehu ka marrë një thikë kuzhine dhe ka goditur në qafë kolegun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi në sy të klientëve, ndërsa stafi i lokalit ndërhyri për të neutralizuar autorin, i cili nuk ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Indrit Ismaillari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por humbi jetën gjatë transportit për shkak të plagëve të marra.

Në momentet e para kur ka mbërritur policia, Filip Shehu nuk ka pranuar se ishte ai që e kishte qëlluar kolegun. Kane qene punonjës të tjerë të lokalit ata që kanë informuar efektivët për autorësinë e tij.

Gjatë deklarimeve të para në polici, Shehu ka pohuar se mes tij dhe viktimës kishte pasur debate të përsëritura edhe më parë dhe se shpesh ndjehej i ofenduar nga sjellja e Ismaillarit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autori dhe viktima ishin konfliktuar edhe një ditë më parë.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, Shehu u kap dhe u shoqërua në Komisariat pak minuta pas ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit që tronditi një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Një sherr për arsye pune përfundoi tragjikisht në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 41-vjeçari Filip Shehu goditi me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, gjatë një konflikti në kuzhinë. Viktima humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes.

Pas një debati për punën, 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, të dy picierë në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të kësaj të marte, në ambientet e lokalit ku punonin të dy. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre nisi për një tas me proshutë dhe degjeneroi shpejt në përleshje fizike. Në kulmin e debatit, Shehu ka marrë një thikë kuzhine dhe ka goditur në qafë kolegun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi në sy të klientëve, ndërsa stafi i lokalit ndërhyri për të neutralizuar autorin, i cili nuk ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Indrit Ismaillari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por humbi jetën gjatë transportit për shkak të plagëve të marra.

Në momentet e para kur ka mbërritur policia, Filip Shehu nuk ka pranuar se ishte ai që e kishte qëlluar kolegun. Kane qene punonjës të tjerë të lokalit ata që kanë informuar efektivët për autorësinë e tij.

Gjatë deklarimeve të para në polici, Shehu ka pohuar se mes tij dhe viktimës kishte pasur debate të përsëritura edhe më parë dhe se shpesh ndjehej i ofenduar nga sjellja e Ismaillarit. Autori dhe viktima ishin konfliktuar edhe një ditë më parë.