TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jo vetëm në opinionin publik, por edhe në Kuvend, projektligji i barazisë gjinore ka shkaktuar debate. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët.
“Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin… Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani.
“Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar…”, u shpreh Ardit Bido.
Në mbrojtje të dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte edhe avokatja e popullit, që e cilësoi projektligjin, një hap para për të drejtat e njeriut.
Erinda Balanca tha: “Keqinterpretimi i një koncepti shkakton një nxjerrje nga konteksti. Nuk kemi pse të frikësohemi për përkrahjen e grupeve të përjashtuara”.
Projektligji është ende në proces diskutimi në parim në komisionet parlamentare, ku mazhoranca shfaq bindjen për votimin në parim të projektligjit të barazisë gjinore, teksa opozita nuk bie dakord me qasjen e përmirësimit dhe kërkon lënien në fuqi të ligjit ekzistues./TCH