TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli sot vendimin për pushimin e çështjes së vetingut ndaj prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj, prej nga mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë i tij. Vendimi vjen pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin e prokurorit Hysenaj.
Bazuar në gjetjet për qëndrime të subjektit në dakordësimin për kërkesat e palëve në proceset penale, lidhur me zëvendësimin e masave të tyre në tre çështje ishte kryer ankimim ndaj vendimit të KPK për konfirmimin e prokurorit në detyrë.
Pasi drejtuesi i SPAK konsultoi edhe informacionet e institucioneve ligjzbatuese, vlerësoi se gjetjet e konstatuara nuk mund të justifikojnë penalizimin e subjektit të rivlerësimit e për rrjedhojë, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit në detyrë.
Prokurori Elidon Hysenaj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano shprehën dakordësi me kërkimin e drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar të drejtë.
Kolegji konstatoi se evidentohet mungesa e interesit të ligjshëm nga ankuesi dhe për rrjedhojë, konkludoi se nuk ka më lëndë procedural për të vijuar gjykimin e çështjes. Sipas KPA, në këto kushte, pasoja e vetme ligjore procedurale, është pushimi i çështjes.
Për rrjedhojë, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi. Vendimarrja e KPA është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.