AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 09:21

Operacioni/ Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhërarreste! Mes tyre zyrtarë publikë e efektivë policie

Operacioni/ Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10

Prokuroria ka lëshuar 10 urdhërarreste për tjetërsim pronash në Lezhë. Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh.

Mes të ndaluarve raportohet se janë zyrtarë publikë dhe efektivë policie ë cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh.

Ndërkohë ende s’janë bërë publike emrat e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest.

Operacioni për zbatimin e urdhërarresteve është ende në vijim!

Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.