AKTUALITET, 28 Tetor 2025, 18:14

Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përplas dy persona në trotuar

Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përplas dy persona

Rreth orës 17:10, në aksin e Lungomares, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Fiat me drejtues Dukë Muço, 72 vjeç, ka aksidentuar në vendkalimin e këmbësorëve shtetaset Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, rreth moshës 70 vjeç.

Të dy ata u transportuan me ambulancë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e DVP Vlorë.