AKTUALITET, 5 Maj 2023, 19:19

"Do fitoni më shumë se në Greqi apo Angli", Rama fton gjirokastritët të investojnë në vendlindje: Më e keqja është prapa dhe më e mira është përpara

"Do fitoni më shumë se në Greqi apo Angli", Rama fton

Kryeministri Edi Rama ka ftuar gjirokastritët të investojnë në vendlindje duke folur për turizmin dhe shifrat e rritura çdo vit. 

Rama u ndal tek rritja e pagave, duke thënë se nisi në prill dhe cikli do të mbyllet në prillin e ardhshëm, ku paga mesatare do të shkojë 900 euro.

Ai tha se ata që duan të investojnë, nëse e bëjnë këtë në vendin e tyre do të kenë mundësi të fitojnë më shumë sesa në Greqi, Angli apo Gjermani.

“Rritja e pagave ka nisur dhe mbyllet cikli prillin e ardhshme. Kjo do të shtyjë përpara edhe në sektorin privat. Niveli i pagave do të jetë krejt tjetër, ashtu sikurse do të jetë niveli i jetesës.

Shqipëria ka hyrë në fazën që kush do të punojë, të investojë sado pak lekë dhe ta kthejë shtëpinë e gjyshit në pjesë të industrisë së turizmit të jetojë këtu në vendin e vet, duke fituar më shumë sesa fiton dhe ka fituar duke punuar për greket, italianet, anglezet apo gjermanet. Na duhet vetëm besim, optimizëm dhe punë, të tjerat nuk na duhen. Kthimi prapa është vetëvrasje. Më e keqja është prapa dhe më e mira është përpara. Nga ana tjetër, cdo shqiptar pavarësisht simpatish politike ka, nuk duhet të harrojë se sot Shqipëria është me e respektuar se kurrë”, deklaroi Rama.