TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nga Saranda ka vlerësuar kandidatin për kryetar bashkie, që vjen nga fusha e biznesit turistik. Duke prezantuar kandidatin Oltian Çaçi, Rama deklaroi ka qenë Partia Socialiste që i ka kërkuar të kandidojë dhe jo ai. Sipas Ramës, Çaçi është një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e turizmit.
“Kandidati ynë nuk është një njeri i papunë, nuk është një njeri që erdhi dhe na kërkoi të vinte këtu. Është një njeri që i kemi kërkuar ta pranojë këtë sfidë. Ja kërkuam këtë sfidë për dy arsye shumë të rëndësishme e para sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit në Shqipëri. Jo vetëm ka një biznes të suksesshëm, por është një nga taksapaguesit më të rregullt. E dyta, sepse për shkak të thirrjes së gjakut dhe për shkak të kokës së fortë që edhe ai ka unë kisha besim që ai do thyej dhe do vinte këtu dhe me atë eksperiencë që ka bërë atje, është ekzakt menaxheri i duhur për Sarandën që mbi këtë shkallë të re që kemi ndërtuar me mbështetjen tonë në Tiranë dhe me mbështetjen time personale për Sarandën ta ndërtojë një shkallë tjetër”, deklaroi Rama.
Gjatë takimit elektoral, Rama ftoi para qytetarëve ish-kryebashkiakun Stefan Çipa, por nuk i dha atij fjalën, duke i thënë se “e di që nuk je përgatitur për të folur”.
Për Stefan Çipën Rama u shpreh se “më ka dhënë mundësi të provojë fortësinë e kokës duke e përplasur me kokën e tij që është shumë e fortë”.
“Dua të përshëndes në mënyrë të vecantë një sarandjot që është një socialist 24 karat, i provuar në të gjitha llojet e lëvizjes së dyshemese.
Shpesh i vlerësuar, ndonjëherë jo i vlerësuar sa duhet, herë në ballë dhe herë në fund të rreshtit, por gjithmonë në gatishmëri të partisë.
Stefan hajde pak këtu. Stefani më ka dhënë mundësi të provojë fortësinë e kokës duke e përplasur me kokën e tij që është shumë e fortë. Ka qenë i rëndësishëm në këtë proces ndryshimesh herë të vështira dhe herë të lehta.
Stefani është në këmbë, ditën natën, kudo ku ka nevojë për një njeri më shumë dhe kurrë nuk e kam parë që të ulet dhe të thotë u lodha dhe të ktheje kokën matanë i hatërmbetur, lerë më të të lerë shpinë dhe të të dalë në rrugë. Por gjithmonë ka pasur periudha kur ka qenë i vlerësuar, ka pasur periudha që nuk e ka marrë vlerësimin ashtu sic duhet. Ky është modeli i anëtarit perfekt të familjes politike. Stefan nuk po të kërkoj të flasësh se e di që nuk je përgatitur”, tha Rama.