TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Sarandës.
Zhupa u shpreh se në bashkitë e Sarandës, Konispolit, Finiqit dhe Delvinës do ketë një rekord 4 me 0 për kandidatët e koalicionit opozitar, ndërsa e cilësoi këtë rezultat si “funeralin e Ramës në Sarandë.
Ajo shtoi më tej se kjo shpjegon dhe lutjet dhe përgjërimet e Ramës ku më shumë lavdëroi përfaqësuesin e vërtet të socialistëve Gjergji Mërkuri sesa kandidatin e importuar Oltion Caci.
Postimi i plotë:
Funerali i Ramës në Sarandë!
4 me 0 për kandidatët tanë, këtë e di çdo qytetar i Sarandës, Konispolit, Finiqit dhe Delvinës.
Një rekord tjetër do kenë në Sarandë ku pas fitores së Ardit Cikulit, kandidati i importuar Oltion Caci do ju dali për herë të parë i treti. Kjo shpjegon edhe lutjet dhe përgjërimet e Ramës ku më shumë lavdëroi përfaqësuesin e vërtet të socialistëve Gjergji Mërkuri sesa kandidatin e importuar Olti.
Asnjë fjalë për zhvillimin e qyteteve vec lavde për Ramën dhe patetizma të fitoreve imagjinare që janë shumë larg realitetit të sotëm,
Trafikun që ju bënë autobusat e Durrësit dhe Tiranës që mbushën sheshin që se mbushnin dot 4 bashki nuk ja u kishin borxh qytetarët e Sarandës.