TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është lënë në burg 68-vjeçari grek Dhimitris Kutrumanis që vrau me plumb në kokë 39-vjeçarin shqiptar Brigen Limka.
Autori rreth orës 10:00 të mëngjesit ka dalë para Gjykatës së Pireut për të kërkuar falje para hetuesit. I moshuari, u shpreh se është i penduar për veprimin e tij.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar ai para hetuesit, i cili sipas informacioneve ka kërkuar ekzaminimin e tij nga një psikiatër.