TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë nisur pranë KQZ-së testimet e para për votimin e elektronik që do të përdoret për zgjedhjet vendore në bashkinë e Kukësit.
Votimi elektronik u aplikua në disa bashki edhe në zgjedhjet e 14 Majit, si Vorë, Kamëz e Elbasan, rezultati prej të cilave, doli vetëm pas 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.
Në lidhje me eksperiencën e muajve më parë, procesi i votimit elektronik, hasi disa problematika në lidhje me mosfunksionimin e pajisjeve apo dhe identifikimin biometrik.
Edhe pasi kuksianët e votuan më 14 Maj kryebashkiakun e tyre, më 24 Shtator do të bëhen sërish votime në këtë bashki. Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pas skandalit të publikuar ku përfshihej kryetari i kësaj bashkie, Safet Gjici.
Në garë do të jenë, kandidati i mazhorancës, Albert Halilaj, ish-prefekt i qarkut të Kukësit, dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.