AKTUALITET, 19 Shtator 2023, 15:25

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge,

Një efektiv policie është arrestuar mbrëmjen e djeshme në shtetin grek. Mësohet se Amarildo Kureta, 32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori. Më herët Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë, por ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se ky i fundi është përjashtuar nga radhët e policisë, dhe se prej datës 2 gusht nuk ishte më në detyrë.

Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur. Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kureta kishte marrë lejen vjetore, konform të gjitha rregullave e diapozitivave të policisë së shtetit. Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.