AKTUALITET, 19 Shtator 2023, 15:09

Avokati i ri i Popullit, Bardhi s’i kursen ironitë: S’mund të zgjidhet duke ngrenë pica në zyrën e Kuvendit

Avokati i ri i Popullit, Bardhi s’i kursen ironitë: S’mund

Gazment Bardhi nga Kukësi ironizoi procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Sipas Bardhit, kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit, ka ardhur pas një shqetësimi të ngritur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi.

“Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit.

Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik.

Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve. Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, tha ai.