TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dorëzuar në Bashki kërkesën zyrtare drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe drejtorit të UKT me anë të së cilës kërkon informacion për mungesën e ujit të pijshëm dhe masat e marra.
Blushi thekson se shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet!
“???????? Nisur nga gjendja shumë problematike e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë, të raportuar periodikisht edhe nga qytetarët, nga fakti se furnizimi me ujë 24 orë nuk u realizua kurrë dhe në kushtet kur cilësia e ujit është skandaloze, pavarësisht çmimit të lartë, ju drejtova sot Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Drejtorit të UKT, Elton Kacidhja me një kërkesë zyrtare për masat e marra për zgjidhjen e kësaj situate shqetësuese. Shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet!”, shprehet Blushi.